Quni: Vijat e kuqe i vendosi Albin Kurti, ndërtoi murin kinez me ofendimet pas shpalljes së rezultateve

nga Xh M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se ai personalisht nuk vendos kufizime për bashkëpunim me asnjë subjekt politik shqiptar në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë ai që ka krijuar ndasi të theksuara në skenën politike, duke e pamundësuar dialogun mes partive.

“E kam thënë personalisht nuk kam vija të kuqe, jo vetëm me LVV, por me asnjë parti. Nuk do të duhej, asnjë personalitet, apo parti politike me ngrit vija të kuqe brenda spektrit politik shqiptar”.

“Nëse janë ngritur vijat e kuqe, ato i ka ngritur LVV, apo kryetari i kësaj partie Albin Kurti. Perveç përformancës, abuzimeve, nënçmimeve, ofendimeve. Në momentin kur shpallën rezultatet ofendimi që del në atë adrenalinën, ai jo thjesht që ngriti një vijë të kuqe, por e ndërtoi murin kinez – një hendek të madh për LDK-në. Thjesht e pamundëson çfarëdo lloj komunikimi e bashkëpunimi”, ka thënë Quni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More