Çeku: Restaurohet Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë, gati për funksionalizim

nga D. V.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë është restauruar dhe është gati për funksionalizim, duke u shpëtuar nga shkatërrimi i plotë.

Në një postim në Facebook, Çeku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.

“Edhe një kryevepër e trashëgimisë kulturore ruhet për brezat e ardhshëm”, ka shkruar ministri.

Ai ka bërë të ditur se objekti tashmë ka përfunduar procesin e restaurimit dhe është i gatshëm për t’u vënë në funksion.

“Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë, e shpëtuar nga shkatërrimi i plotë, tashmë është e restauruar dhe gati për funksionalizim”, ka deklaruar Çeku.

Sipas Ministrisë së Kulturës, restaurimi i këtij objekti përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More