Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e protestës

nga Xh M

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protestën e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor. Berisha i ftuar në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, deklaroi se të hënën do të ketë marshim dhe bllokim, teksa paralajmëroi surpriza dhe tronditje gjatë kësaj proteste.

“Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë raporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat. Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë. Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More