Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e VV-së, Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në

nga D. V.

Pas dështimit të radhës për mbajtjen e seancës së Kuvendit, Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim dhe papërgjegjësi institucionale, raporton Ekonomia Online.

“Është momenti i fundit që VV të reflektojë. Kosova nuk guxon të sillet me këtë lloj indiference. Ajo është më e madhe se egoja e tyre,” deklaroi Çitaku.

Ajo shtoi se në këtë seancë ishte paraparë shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, të cilin e cilësoi si të instrumentalizuar dhe të paaftë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Kosova vazhdon të jetë e bllokuar. Është momenti i fundit që VV të reflektojë. Kosova nuk guxon të sillet me këtë lloj indiference dhe papërgjegjësie. Kosova është më e madhe sesa egoja. Ne, në këtë seancë, do të ishim mbledhur për të shkarkuar Bordin e ZRrE-së, i cili është i instrumentalizuar dhe nuk po i mbron më të drejtat e qytetarëve. Është e papërgjegjshme mënyra se si VV i trajton të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ta. Është për keqardhje,” shtoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More