Clark: Thaçi nuk kishte kontroll mbi këtë, nuk ishte e qartë që dhuna ishte ushtruar nga UÇK-ja

nga L. M

Gjenerali Wesley Clark  gjatë dëshmisë së tj në Hagë tha  se nuk mendoj se Thaçi ka pasur kontroll mbi  njerëzit që  kanë ushtruar dhunë.

“Së pari nuk ishte e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja, edhe po të ishte kështu ajo ishte realizuar nga individë të caktuar. Unë kam folur me Majk Jackson lidhur me këtë dhe sigurisht më ka thënë se ai ka folur me komandantët e tyre dhe ata kanë qenë në kontakt me persona të UÇK-së që lidheshin me zona të caktuara sigurie”, tha Clark.

Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe nëse ka qenë UÇK-ja nuk kishte askush kontroll për atë se çfarë po ndodhte në terren, nuk është se funksiononte një gjë e tillë se ti jepje urdhër dhe prisje që të tjerët ta zbatonin këtë urdhër, ishte një rezistencë për shkak se donin të shpëtonin jetët  tyre”, shtoi Clark./21Media

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More