Costa nga Sofja: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të tejkaluar problemin

nga Xh M

Sofje, 28 prill – Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, gjatë takimit me udhëheqësit bullgar në Sofje foli gjithashtu rreth zgjerimit të BE-së dhe u pyet konkretisht nga gazetarët nëse Maqedonia e Veriut do të fillonte së shpejti negociatat, duke miratuar ndryshimet kushtetuese të përcaktuara në propozimin francez.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me vende të ndryshme, konkretisht me Maqedoninë e Veriut.

Ne mbështetemi në përpjekjet e të gjitha vendeve për të kapërcyer problemet, për të zgjidhur problemet, për t’i adresuar çështjet e ndryshme në mënyrën e duhur dhe për të siguruar zgjerim efektiv gjatë këtij cikli institucional, në pesë vitet e ardhshme”, thotë Antonio Costa.

Costa u takua gjithashtu me Presidentin bullgar Rumen Radev. Sipas Radev, zgjerimi i BE-së ka mbështetje nga Bullgaria, pasi procesi është një garanci stabiliteti, por duhet të jetë i pakthyeshëm për secilin prej kandidatëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More