Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në Koçan

nga Xh M

Shkup, 28 prill – Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t’i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.

Nga atje thonë se veprojnë për 17 ankesat për masa të shqiptuara “paraburgim” dhe “arrest shtëpiak” dhe masa kujdesi të dorëzuara nga persona të përfshirë me hetimin për zjarrin. Tre ankesa kanë mbërritur të premten, ndërsa sot 14.

“Gjykata e Apelit në Shtip do t’i shpallë nesër vendimet për rastet e paraburgimit për Koçanin. Ka shumë ankesa, ndërsa vetëm tre gjykatës janë për lëndë të tilla”, thonë nga Gjykata e Apelit në Shtip.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More