Costa: Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në mbahet më 18 dhjetor

nga Xh M

Bruksel, 7 dhjetor – Presidenti i Këshillit Evropian, Atonio Costa ka konfirmuar se samiti i shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian do të mbahet më 18 dhjetor.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se samiti nis nga ora 17:30.

“Sesioni i pasdites do t’i dedikohet implementimit të Planit të Rritjes dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal, si dhe mundësive për të avancuar më tutje integrimin gradual mes BE-së dhe rajonit, derisa darka e punës do të fokusohet në sfidat e përbsbashkta gjeopolitike.” – thuhet aty.

Në fund, Costa ka thënë:

“Besoj që konteksti aktual gjeopolitik, thërret pë një momentum të ri për t’iu dhënë punës së BE-së me vendet e rajonit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More