DAP: Edhe dy ditë për të dorëzuar raportet e TVSH-04

nga D V

Shkup, 23 dhjetor  – Drejtoria e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrim të dorëzojnë raportet e TVSH – 04, se afati përfundon të mërkurën, më 25 dhjetor 2024. Deri sot, sipas DAP-it, prej gjithsej 7,397 raporte të pritura të TVSH- 04 janë dorëzuar vetëm 1,831, që është vetëm 24.75 për qind e numrit të përgjithshëm.

Mbeten edhe 5,566 TVSH – 04 deklarata të cilat duhet të dorëzohen në dy ditët e mbetura. Sipas të dhënave, përqindje më e madhe e raporteve të dorëzuara të TVSH – 04 është evidentuar në Drejtorinë Rajonale Tetovë (DR), ndërsa përqindja më e vogël vërehet në DR Manastir.

“Mos e vononi procesin. Paraqisni raportet tuaja të TVSH – 04 në kohë dhe shmangni stresin ose sanksionet e panevojshme. Tregoni përgjegjësi dhe pajtueshmëri në operacionet e biznesit tuaj dhe jini shembull i tatimpaguesve përgjegjës. Që sot paraqisni të gjitha dokumentet e nevojshme deri te kontabilistët tuaj me qëllim të përgatitjes në kohë të deklaratave të TVSH 04 dhe dorëzimit brenda afatit”, apelojnë nga DAP-i.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More