Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

nga L. M

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo edhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar.

“U bënë vite që kjo është copë-copë”, tha një shofer.

Këmbët e strukturës së urës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

“Për t’iu shmangur gropës, unë i bie tjetrit, kjo është shumë problematike. Na ka ardhur majë hundës”, tha shoferi.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë–Laç, ura e vjetër mbi Lumin Mat në qarkun e Lezhës nuk po merr vëmendjen e duhur, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i madh.

Autoritetet lokale në Lezhë thonë se, përmes shkresave, ua kanë përcjellë shqetësimin institucioneve qendrore, por deri më tani asnjë masë nuk është ndërmarrë.

Klan News

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More