Devijoi nga kursi dhe lundronte në Mesdhe, Marina e Francës sekuestron anijen cisternë të Rusisë! Macron: I përkiste ‘flotës hije’ të Moskës, asnjë tolerim!

nga L. M

Lajmin e konfirmoi edhe vetë presidenti franzez, Emmanuel Macron.
Në postimin e tij përkatës në X, presidenti francez e bëri të qartë se “ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje”, pasi “jemi të vendosur të mbrojmë të drejtën ndërkombëtare dhe të sigurojmë zbatimin efektiv të sanksioneve”.

Postimi i plotë i Macron mbi incidentin:

Ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje. Këtë mëngjes, Marina Franceze hipi në një cisternë që vinte nga Rusia, ishte nën sanksione ndërkombëtare dhe dyshohet se po lundronte nën një flamur të rremë. Operacioni u zhvillua në det të hapur, në Mesdhe, me mbështetjen e disa prej aleatëve tanë. Ai u krye në përputhje të plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

Një hetim gjyqësor është nisur. Anija ka devijuar nga kursi i saj. Ne jemi të vendosur të mbështesim të drejtën ndërkombëtare dhe të sigurojmë zbatimin efektiv të sanksioneve. Aktivitetet e “flotës në hije” kontribuojnë në financimin e luftës së agresionit kundër Ukrainës“.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More