Dimitrieska-Koçoska në takimin e ministrave në Podgoricë dedikuar masave për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në Ballkanin Perëndimor

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dedikuar eliminimit të ndikimeve të dëmshme të pirjes së duhanit.

Siç informuan nga Ministria e Financave në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë ministrat dhe zëvendësministrat e Financave të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Sllovenisë, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Doganave, Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesit e komunitetit akademik.

Qëllimi i këtij takimi është ngritja e ndërgjegjësimit për problemin e tregtisë së paligjshme të duhanit, si dhe ndikimi i saj mbi administratën tatimore, shëndetësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, për potencialin e vendeve në ballafaqimin me tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit dhe njëkohësisht edhe të shkëmbehen përvojat në trajtimin e këtij problemi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More