OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit

nga D. V.

Shkup, 12 mars – OBRM-PDUKM akuzon për gjyqësor dhe prokurori të korruptuar dhe thekson se këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e tyre, është me qëllim mbrojtjen e krimit 167 milion eurosh që lidhet me mazutin.

Nga OBRM-PDUKM thonë se këta persona që kanë bërë tregti me mazutin kancerogjen dhe kanë helmuar popullin, po lirohen vetëm me masa simbolike, vendim të cilin e cilësojnë si të padrejtë.

“Kush mbrohet me këtë vendim? Në rrjetin e njëjtë janë partnerët e biznesit të nipit të Ali Ahmetit, njerëz nga eshalonët më të larta të BDI-së dhe LSD-së. Derisa qytetarët ngulfaten në ajrin e ndotur, elitat kriminale të këtyre partive, pasurohen nga tregtia me substanca të rrezikshme”, thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të OBRM-PDUKM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More