Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

nga D. V.

Shkup, 18 prill – Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar.

Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.

“Mendoj se si përfaqësues i një vendi që është anëtar i NATO-s, ata mund të jenë në një farë mënyre kundërproduktive”, thotë Dimitrovski.

Sipas Dimitrovskit, ndërsa Bashkimi Evropian punon për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, NATO duhet të mbetet e vetmja Aleancë që garanton sigurinë në rajon.

NATO-ja duhet të jetë prezente dhe është fuqi unike ushtarake për sa i përket garancive të sigurisë për Ballkanin, sepse aleancat e tjera mund të jenë shumë të rrezikshme edhe për vetë Bashkimin Evropian”, tha Dimitrovski.

Dimitrovski vlerëson se dy aleancat nuk janë bashkëpunuese me njëra-tjetrën dhe deklaroi se nuk do të funksionojnë, gjegjësisht se do të dështojnë iniciativat për bashkëpunim në mbrojtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More