Ramadan Selimi viziton vëllanë e tij Rexhepin në Hagë

nga D. V.

Ramadani, vëllai i Rexhep Selimit, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë te vëllai i tij në Hagë.

Në një postim në Facebook, Selimi është shprehur se mundësinë për ta takuar ish-komandantin e UÇK-së e pati ai dhe djali i tij, Arlindi, po jo djali tjetër Genti.

“Ishim për vizitë në Hagë , por mundësin për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë.  Na erdhi keq për Gentin që nuk ju lejua vizita për axhën e vet  Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë”, ka shkruar ai.

“Ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese. Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”, ka thënë Selimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More