Dimovska – Svarc: Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Rigsdagut suedez dhe Parlamenti të Maqedonisë së Veriut

nga Xh M

Shkup, 27 nëntor – Për shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë së Veriut, me rëndësi të veçantë janë përvojat dhe praktikat e mira të Rigsdagut suedez, veçanërisht në kontekstin e modernizimit të Parlamentit, digjitalizimit të procedurave dhe përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e Kuvendit, theksoi sekretarja e përgjithshëm i Kuvendi, Marina Dimovska, në takimin e sotëm me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Rigsdagut suedez, Kristina Svarc, në Stokholm të Mbretërisë së Suedisë.

Nga Kuvendi potencojnë se takimi i sotëm ndërmjet Dimovskës dhe Svarcit paraqet moment të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, me qëllim të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve institucionale të Kuvendit.

“Një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit është intensifikimi i shkëmbimit të përvojave profesionale dhe ngritja e programeve të përbashkëta të trajnimit, të cilat do të jenë të nevojshme për avancimin e kapaciteteve të shërbimit parlamentar. Shkëmbimi i këtyre përvojave do të jetë me rëndësi thelbësore në procesin e harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit”, thonë nga Kuvendi.

Në takim u theksua rëndësia e politikave të ndjeshme gjinore që zbatohen me sukses në kuadër të Rigsdagut Suedez, prandaj Dimovska theksoi se përvojat e Kuvendit të Suedisë janë me rëndësi të madhe për inkorporimin e mekanizmave të ngjashëm në Kuvend.

“Të dyja palët ranë dakord se ky takim është me rëndësi të veçantë për forcimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit midis dy institucioneve, si dhe për përcaktimin e hapave konkretë në drejtim të avancimit të punës së Dhomës Ligjvënëse, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, bëjnë të ditur nga Kuvendi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More