Disa automjete motorike dhe transportuese janë djegur mbrëmë në një zjarr në Kumanovë

nga Redaksia

Kumanovë, 24 gusht – Në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili më pas ka përfshirë një pronë në pronësi të B.R. Në vendin e ngjarjes janë djegur automjeti “Ford Mondeo”, vetura “Seat Cordoba”, autobusi “Sanos”, minibus “Iveco”, kamioni “Zastava”, autobusi “TAM”, kamioni “Peugeot” dhe një rimorkio për automjete, të gjitha në pronësi të disa kompanive private, të cilat më herët ishin parkuar në pronë.

Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Kumanovës arritën ta shuajnë zjarrin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More