Kryeministri i Kanadasë nga Kievi: Nuk përjashtojmë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë për garanci sigurie

nga L. M

Kryeministri kanadez Mark Carney nga Kievi tha se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të propozuara në të ardhmen, korniza e të cilave po përpunohet tani nga Ukraina dhe aleatët e saj.

Carney mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se prania e ushtarëve të huaj në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë “do të ishte e rëndësishme“.

Çështja e “pranisë, siç thonë ata, të ushtarëve në terren, është e rëndësishme për ne“, tha Volodymyr Zelensky, duke folur përkrah kryeministrit kanadez, i cili po viziton Kievin me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More