Dita e komunës së Stari Grad, Limani pritet ngrohtësisht nga kryetari Irfan Čengić në Sarajevë

nga Xh M

Sarajevë, 4 maj – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Sarajevë, ku mori pjesë në aktivitetet e organizuara për Ditën e Komunës së Stari Gradit, me të cilën Gostivari është binjakëzuar.

Limani u prit ngrohtësisht nga homologu i tij, kryetari i Stari Gradit, Irfan Çengiq, me të cilin ndan një bashkëpunim të ngushtë institucional dhe miqësor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, të dy kryetarët ndoqën së bashku një sërë aktivitetesh kulturore dhe ceremoniale të organizuara për këtë ditë të rëndësishme për qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen vëllazërore,” ka shkruar Limani në një status në rrjete sociale, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy komunave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More