Dita e Pavarësisë, Rama ndan pamje nga Lezha

nga D V

Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo bashki të vendit, ku janë organizuar aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi.

Të shumta kanë qenë organizimet nga nxënësit e shkollave, të cilët përmes aktivitete të realizuara bukur përcjellin mesazhet e atdhedashurisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të realizuar nga nxënësit e Lezhës, në Ditën e Pavarësisë.

Nën tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” të së madhes Vaçe Zela, ata kanë realizuar një koreografi të bukur nga monumentet kryesore historike të Lezhës, si memoriali i Skënderbeut.

Nëntori i Festave është përcjellë me ngjyrat kuqezi në të gjitha shkollat e vendit, ku janë organizuar ekspozita, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë.

Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të vendit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit.

Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More