Nëse Teherani tenton të rifillojë aktivitetin në impiantet që SHBA bombarduan muajin e kaluar, Presidenti Donald Trump do të urdhërojë sulme të reja amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit.
Presidenti i SHBA, Trump e bëri këtë deklaratë gjatë bisedimeve me kryeministrin britanik Keir Starmer në rezidencën e tij në Turnberry, në bregdetin perëndimor të Skocisë.
Irani, i cili mohon se synon të zhvillojë armë bërthamore, vazhdon të insistojë se nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit në vend, pavarësisht bombardimeve në tre nga impiantet e tij bërthamore.
Presidenti amerikan tha për gazetarët se Irani po jep “shenja shqetësuese” dhe çdo përpjekje për të rifilluar programin bërthamor do të goditet menjëherë.
“Ne i shkatërruam kapacitetet e tyre bërthamore. Ata mund të fillojnë sërish, por nëse e bëjnë, ne do t’i shkatërrojmë shumë më shpejt, para se të mund të fluturosh një gisht,” tha Trump.