Fejsal Beadini: 15 të rinj shqiptarë angazhohen në Byronë për Vlerësim

nga Redaksia

Shkup, 28 korrik – 15 të rinjë shqiptarë angazhohen në Byronë për Vlerësim, ka bërë të ditur drejtori Fejsal Beadini. Kjo lëvizje vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve profesionale dhe administrative të Byrosë, por edhe si një kontribut konkret për përfshirjen dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Nuk është vetëm domosdoshmëri institucionale, por një pasuri e çmuar për institucionin tonë. Kuadrot e rinj shqiptarë sjellin dije, energji dhe përkushtim që do të na ndihmojnë në arritjen e rezultateve edhe më të larta,” ka theksuar Beadini.

Ai u ka uruar mirëseardhje punonjësve të rinj dhe i ka ftuar që të kontribuojnë me profesionalizëm në zhvillimin e mëtejmë të Byrosë për Vlerësim, duke shtuar se suksesi ndërtohet mbi bashkëpunim, respekt dhe punë të ndershme.

Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv në drejtim të avancimit të përfaqësimit të barabartë në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More