Doganat: Zbulohen mashtrime doganore me invertorë diellorë në vlerë prej 1.5 milion denarë

nga D. V.

Shkup, 26 gusht – Inspektorët doganorë të Sektorit për Kontroll dhe Hetuesi, gjatë kontrollit të importit të pajisjeve diellore, zbuluan mashtrim doganor në vlerë prej 1.5 milion denarësh, njoftuan nga Doganat.

Agjentët-shpeditorë të licencuar, gjatë procedurës doganore, megjithëse morën fatura ku thuhej qartë se po importoheshin invertorë për sisteme diellore, i deklaruan ato si gjeneratorë me një normë doganore më të ulët. Kështu, në vend të 15%, taksa doganore u realizua me 10%.

“Parregullsitë u zbuluan pas kontrolleve pasuese dhe verifikimeve të dokumentacionit kontabël dhe komercial, gjatë të cilave u siguruan prova për kryerjen e një vepre penale mashtrim doganor, i dënueshëm sipas Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Nga atje shtojnë se vetëm në korrik, pas kontrolleve të origjinës dhe vlerës së mallrave të importuara, Drejtoria e Doganave mblodhi tre milion denarë në bazë të taksave të shmangura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More