Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, do t’u shërbejë 85 mijë banorëve

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Spitali Bashkiak “Stefan Gjoni” në Krujë, i cili po rikonstruktohet për t’u shërbyer mbi 85 mijë banorëve të gjashtë njësive administrative të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në qytetin e Krujës.

“Me Spitalin Bashkiak ‘Stefan Gjoni’ në Krujë, i cili po rilind nga rrënojat që t’u shërbejë mbi 85 mijë banorëve të 6 njësive administrative”, shkruan Rama.

Ky investim është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në vend.

Investimi sjell jo vetëm kushte moderne, por edhe një riorganizim të shërbimeve, me një urgjencë të përmirësuar, sistem të ri pritjeje dhe triazhimi, duke ofruar standarde bashkëkohore për pacientët.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e maternitetit dhe në qendrën shëndetësore të qytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More