Shkup, 17 korrik – Drejtoria Doganore e Maqedonisë dhe Ministria për Tregti e Republikës së Turqisë nënshkruan Deklaratë për bashkëpunim doganor me të cilin të dyja palët obligohen së bashku të veprojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe përshpejtimin e rrjedhës së tregtise së ligjshme.
Deklaratën e përbashkët sot në Ankara e kanë nënshkruar drejtori i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë Boban Nikollovski dhe zëvendësministri i Tregtisë i Republikës së Turqisë dhe kompetent për politika doganore, Sezai Uçarmak.
“Deklarata e përbashkët është vërtetim për përkushtimin tonë të bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së ndërsjellë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta – luftën e ashpër kundër krimit të organizuar dhe progresit në tregtinë legale. Me deklaratën obligohemi në krijimin e profilit të përbashkët të rrezikut, komunikimin në kohë reale, shkëmbimin e informatave të inteligjencës dhe pjesëmarrje në operacione të përbashkëta me qëllim të parandalimit dhe ekspozimit të strukturave kriminale. Paralelisht, jemi të përkushtuar në thjeshtimin e procedurave doganore, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjes së ndërsjellë në zbatimin e konventave dhe standarteve doganore ndërkombëtare. Plotësisht, me qëllim të rritjes së transparencës, do të punojmë në promovimin e programeve për operatorë të besueshëm ekonomik dhe përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat doganore”, tha drejtori Nikollovski.

Zëvendësministri për Tregti i Republikës së Turqisë, Uçarmak, tha se të dyja shërbimet kanë shumë fusha dhe tema për bashkëpunim, dhe se marrëveshja e sotme është vërtetim për përkushtimin e tyre të veprimit të përbashkët në ato fusha.
“Të dyja shtetet gjenden në një korridor transportues të rëndësishëm dhe veprojnë qëllime të përbashkëta si vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të dyja palët zbatojnë rregullat dhe standardet e njejta ndërkombëtare, me qëllim që të lehtësohet dhe përshpejtohet bashkëpunimi ndërkombëtar”, theksoi zëvendësministri Uçarmak.
Drejtoria Doganore njoftoi se drejtori Nikollovski, së bashku me ndihmës drejtorët për Kontroll dhe Hetime, Sistemin Doganor, TIK-un dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, u takuan në Ankara me Sezai Uçarmak, zëvendësministër i Tregtisë i Republikës së Turqisë, Mustafa Gjymysh – drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Raif Xhan – Drejtor i Përgjithshëm i Analizës Tregtare dhe Analizës së Rrezikut, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Turqisë.
Në kuadër të takimeve në Ankara do të mbahet edhe takim teknik në nivel ekspertësh në të cilin të dyja palët do t’i shqyrtojnë hapat konkret për ballafaqim me sfidat e ardhshme dhe intensifkimin e bashkëpunimit.