Durmishi: Mbi 6000 qytetarë aplikojnë për vetëpunësim, dëshmi e besimit në politikat zhvillimore të Qeverisë

nga Redaksia

Shkup, 22 qershor – Mbi 6000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shprehur interesin e tyre për të ndërtuar të ardhmen përmes vetëpunësimit, duke aplikuar në thirrjen e hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim të Maqedonisë së Veriut.

Aplikantët përfshijnë të rinj, të reja, gra dhe burra të vendosur për të nisur biznesin e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune. Ky numër i lartë aplikimesh është një dëshmi e fortë se qytetarët kanë besim në politikat publike që synojnë mbështetjen e ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Përmes këtij programi, Qeveria jo vetëm që mbështet idetë novatore dhe iniciativat private, por kontribuon në fuqizimin e barazisë gjinore, promovimin e punësimit të të rinjve dhe zhvillimin rajonal.

Ministri Durmishi theksoi se interesi i madh për programin është tregues i fryteve të para të reformave të ndërmarra dhe i përkushtimit të institucioneve për të qenë pranë qytetarëve që ndërmarrin hapa të guximshëm drejt vetërealizimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Qeveria është krah për krah me qytetarët e saj – me ata që kanë ide, kurajë dhe vizion për të sjellë ndryshim në jetën e tyre dhe në komunitet”, shkroi ministri Durmishi.

Maqedonia e Veriut po ecën përpara me mbështetjen ndaj inovacionit dhe iniciativës individuale, duke ndërtuar një ekonomi moderne dhe gjithëpërfshirëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More