Nuredini: BDI nuk qan për përfaqësim, por për humbjen e pazareve familjare

nga Redaksia

Shkup, 22 qershor – Kryetarja e FRASH, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si BDI e trajton përfaqësimin e shqiptarëve, duke thënë se partia në fakt nuk kërkon përfaqësim të drejtë, por po frikësohet nga prishja e “makinës” së punësimeve familjare.

“Kalkulatori i tyre nuk është mjet për barazi, por vegël për baxhanakë, kunata e çifte si Valmiri, që regjistrohen si maqedonas dhe shiten si shqiptarë”, thekson Nuredini.

Ajo shton se Ligji i ri i përfaqësimit nuk u njeh mbiemrat e tillë dhe kjo është shqetësimi i vërtetë i BDI-së.

“E ku ka tmerr më të madh për ta se të trajtohen si gjithë të tjerët?”, përfundon Nuredini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More