Durmishi: Papunësia bie në nivel rekord – vetëm 11.9%

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme.

Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%.

Ai theksoi se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt.

“Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, deklaroi Durmishi.

Ministri u shpreh se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More