Takim me strukturat në Gazibabë dhe Haraçinë, Ibrahimi: Me VLEN drejt fitores dhe ndryshimit që e meritojmë

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, kanë zhvilluat takim me strukturat e Alternativës në Gazibabë dhe Haraçinë.

“Biseduam hapur për zhvillimet politike, projektet që po marrin formë dhe strategjitë që do të na çojnë drejt fitores!

Energjia dhe vendosmëria që pamë te aktivistët tanë është dëshmi se jemi në rrugën e duhur.

Të bashkuar me koalicionin VLEN, po e vazhdojmë amanetin e shqiptarëve – me guxim, me besim dhe me vetëm një qëllim: ndryshimin që e meritojnë!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More