E akuzoi për përfshirje në vrasje, Pacolli i përgjigjet ministrit: Nëse “Spec-i” i paska listat, le t’i tregojë Prokurorisë

nga Xh M

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e Pacollit në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”.Ndaj kësaj akuze, Pacolli tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë.

“T’i tregon prokurorisë që nuk i paskan këto fakte , t’ju tregon se si unë jam mar me vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.Krejt kjo nisi, pasi Pacolli e këshilloi ministrin që mos të reagoj emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.

Kujtojmë se, ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro subvencion Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, dhe atë kompaninë e hapi/regjistroi vetëm katër ditë para se ta gëzojë shpërblesën ministrore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More