Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi për mbledhjen ndërqeveritare Maqedoni e Veriut-Kosovë: Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal!

nga Redaksia

Shkup, 17 nëntor – Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal! Nesër në Prishtinë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajnë mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar. Ka shkruar në rrjetet sociale Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.

Ajo thekson se partneriteti midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot është më i fortë se kurrë!

“Në agjendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës!”, ka thënë Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More