E rëndë në Kosovë/ Aksidentohen për vdekje nëna dhe vajza 3-vjeçare

nga Xh M

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Dragash-Zhur në Kosovë.

Një grua 42 vjeçe dhe vajza e saj 3-vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, më pas për shkak të përkeqësimit të shëndetit në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se fatkeqësisht dy nënë e bijë nuk ia kanë dalë dot dhe kanë ndërruar jetë.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq).

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More