E rrah ish-gruan në banesën e saj në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

nga D V

Ish bashkëshorti më 29.12.2024 ka shkuar tek objekti banesor ku jeton ish gruaja e tij dhe e ka sulmuar fizikisht.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Më 29.12.2024 raportohet se ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar në datën e lartcekur ka shkuar tek objekti banesor ku jeton viktima femër dhe e ka sulmuar fizikisht.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More