Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, dyshohet se e dinte edhe burri i saj – arrestohen dy persona

nga D V

Dyshohet se në muajin dhjetor një grua është sulmuar seksualisht nga një person dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja është raportuar të dielën rreth orës 22:30, në Gjilan.

Tutje thuhet se dy të dyshuarir janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se në muajin dhjetor  viktima f/k është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More