Poston video duke shtënë me armë zjarri në rrjetet sociale, të dyshuarit i konfiskohet një pistoletë në Fushë Kosovë

nga D V

Pas disa video-incizimeve të postuara në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri një personit i është konfiskuar një pistoletë pa municion.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Tutje thuhet se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas disa video-incizimeve të postuara në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, me 29.12.2024 nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë pa municion. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More