E vret qenin me armë, dorëzohet në polici 27 vjeçari në Kaçanik

nga L. M

Një 27 vjeçar në Doganaj të Kaçanikut është dorëzuar në polici, pasi dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri një qen

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e sotme dhe është raportuar nga pronari i qenit.

“Më datën 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë nga një person në fshatin Doganaj, i cili kishte raportuar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S. (27 vjeç) dhe si pasojë kafsha kishte ngordhur”.

“Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast”.

I dyshuari R.S.  ka dorëzuar në polici edhe armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë (9) fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More