Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

nga D V

Dardan Krivaqa është dënuar sërish me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, nga Gjykata Themelore e Ferizajt, ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

“Gjatë këtij procesi gjyqësor në raport me procesin e kaluar gjyqësore, gjendja faktike nuk ka ndryshuar, mënyra e rrethanave që është kryer vepra penale është mënyra më barbare. Janë përmbushur kushtet e parapara për dënimin me burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqa”, ka thënë gjykatësi.

Por, Krivaqa dhe Sejdiu, u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Ndryshe, Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More