Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin

nga Xh M

Shkup, 19 mars – Gjykata Themelore në Koçan ka marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për të gjithë 16 personat e përfshirë deri tani në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej edhe 48 orësh.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan më herët ka informuar se ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozimet për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë për 16 personat e përfshirë deri tani në procedurë, për të cilët kjo masë u skadon gjatë ditës.

Edhe për dy persona, me propozim të Prokurorisë, paraburgim u është caktuar gjatë ditës së djeshme, i cili ende po zgjatë. Gjithsej masa paraburgim i shkurt deri në këto momente është kërkuar për 18 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More