Elezi: Ka mjaftë gjak nga të gjitha grupet e gjakut në spitale dhe klinika

nga D. V.

Shtip/Shkup, 18 mars – Kemi mjaftë gjak për të gjitha grupet e gjakut, për nevojat e të gjitha spitaleve dhe klinikave në vend, thotë në deklaratë për MIA-n drejtori i Qendrës për mjekësi transfuziologjike, Amir Elezi.

I pyetur se në rrjetet sociale po shpërndahet nevoja për dhurimin e gjakur për pacientë, të cilët janë vendosur në klinikat e Shkupit, Elezi decid në përgjigen se gjak ka nga të gjitha grupet e gjakut.

“Gjithçka që shpëndahet është vetëm propagandë, nuk e dimë se çfarë prapavije ka dhe nuk e di pse po përhapet një panik i tillë, pasi kemi sasi të mjaftueshme dhe plus ata që janë të sëmurë rëndë po trajtohen jashtë vendit”, thotë Elezi.

Ai potencoi se për momentin nuk ka nevojë të dalin në grup për të dhuruar gjak, sepse ai po vjetërohet dhe duhet të hidhet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More