Kabashi: Udhëheqësi i këtij grupi terrorist ka pasur tendera të financuar nga autoritet e Republikës së Kosovës
Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se çështja e financimit është e çuditshme se si është përfshirë në aktakuzë.
Kabashi tha se ”Udhëheqësi i këtij grupi terrorist ka pasur tendera të financuar nga autoritet e Republikës së Kosovës”.
Elezi: Mbi 20 persona nga 45 të akuzuar për sulmin në Bajnskë pjesë e BIA-së serbe
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në ”Click” të RTV21 tha se dyshohet që në mesin e 45 personave të përfshirë në sulmin në Bajnskë 20 janë pjesë e shërbimit sekret dhe BIA-së
”Mbi 20 janë pjestarë të shërbimit sekret ushtarakë dhe BIA-në serbe”, tha Elezi.
Elezi tutje ka shtuar se ”Radojçiqi dyshohet edhe nga burimet ndërkombëtare se në vazhdimësi ka punuar për shërbimin rus dhe i njëjti ka marrë detyrë dhe mbështetje financiare për organizimin e jo sigurisë në veri”.
Elezi: Jobindëse që 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit’
Sonte në ”Click” të RTV21 u debatua për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi tha se është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit, siç thuhet në aktakuzë.
”Duke i parë aspektet e sigurisë dhe kapacitet e grupeve apo personave që do të ndërrmernin veprime për të shkuptur një territor të caktuar,parë nga aspketi teknik është e pamundur që një grup prej 45 persoanve ta sfidojnë insituticonet mire të organizuar të Kosovës sic është policia dhe reaguesit tjera, është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit”, tha Elezi.