Shkup, 3 dhjetor – Komuna nuk mund të ketë qasje dë hartimin e planeve të reja urbanistike derisa nuk krijohet Ligj për ri-shpallje të Parkut nacional Mavrovë dhe nuk miratohen zonat e mbrojtura, derisa gjendjet e mospasjes së planeve urbanistike dhe pamundësia që të krijohen zgjidhje për ndërtimi kanë kontribuar në territorin e komunës që të ndërtohen numër i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, qëndron në revizionin e kryer të raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës për vitin 2023, nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit.
Në raportin që e publikoi sot ESHR theksohet se janë konstatuar gjendjet, parregullsitë dhe mospajtimet në punën e komunave dhe për dhe për shkak të rëndësisë së tyre të shprehur është mendim i padëshiruar për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 për llogaritë e buxhetit fillestar 630 dhe 637, ndërsa për respektimin e rregulloreve ligjore, udhëzimeve dhe politikave të përcaktuara, është shprehur mendim jo i favorshëm për llogarinë buxhetore bazë 630 dhe mendim me rezervë për llogarinë buxhetore bazë 637.
Përfundimisht me 31.12.2023 komuna kërkon 11.485 mijë denarë, prej të cilave 77 për qind në bazë të tatimit në pronë, ndërsa 23 për qind në bazë të tarifave komunale për një kompani, gjegjësisht emrin e lokalit afarist, për të cilin nuk janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për pagesën e tyre.
Theksohet se Komuna nuk realizon të ardhura në bazë të tarifave komunale për vendosjen e paneleve reklamuese, shfrytëzimin e hapësirës përballë ambienteve të biznesit dhe instalimin e pajisjeve urbane, si dhe nuk fiton të ardhura nga tarifat për ruajtjen e pastërtisë publike.
ESHR ka konstatuar se për realizimin e aktiviteteve programore për vitin 2023 të PN “Mavrovë” komuna nuk ka ndarë mjete buxhetore dhe as nuk është lidhur marrëveshje për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve reciproke.
Në raportin e ESHR për tejkalimin e gjendjes së vërtetiar janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjes e maave dhe aktiviteteve nga ana e institucioneve komeptente dhe personave përgjegjës.