Bastisje në Gazi Babë, gjendet drogë, arrestohet një diler

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme dhe Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup me urdhër të gjykatës të pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit S.M. (30), në zonën e Gazi Babës, informojnë nga MPB-ja.

Gjatë bastisjes është gjetur substancë pluhur, tre telefona celularë dhe një peshore digjitale me mbetje të një lënde pluhuri. S.M. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More