Është promovuar në Tetovë programi Evropa digjitale e BE-së

nga D V

Tetovë, 13 dhjetor – Në “BE Info shtëpi” në Tetovë sot janë prezantuar mundësitë që i jep Programi për Evropë digjitale (DIGITAL), gjegjësisht fond prej 7,5 miliarëd euro në nivel evropian për projekte dedikuar transformimit digjital gtë shoqërisë.

Qyretaerët dhe institucuonet mund të aplikojnë në katër fusha të inteligjencës artificiale, superkompjuterë, projekte për mjeshtëri avancuese digjitale, si dhe për teknologji të avancuara digjitale.

Për mundësitë nga programi, foli euroambasadori Mihalis Rokas.

“Investimi në transformimin digjital i prek të gjithë elementët e jetës, jo vetëm administratën, komunat, por edhe qytetarët dhe bizneset dhe është fakt se është një investim që nuk do të humbasë kurrë. Ai duhet të jetë një investim në këto momente vendimtare dhe duhet të jetë një sistem i aksesueshëm për të gjithë, përfshirë vendimmarrësit, por edhe një mjet që do të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve kur bëhet fjalë për dokumente, vula dhe certifikata. Një sistem i tillë është edhe një mjet për qeverinë për të luftuar korrupsionin”, tha Rokas.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se Qeveria në kuadër të Programit për Evropën digjitale (DIGITAL), tashmë ka nënshkruar marrëveshje për grant me Bashkimin Evropian për themelimin e Qendrës Kombëtare për internet më të sigurt.

“Si Ministri, fokus të jashtëzakonshëm i kemi kushtuar edhe futjes së kartave digjitale të identitetit dhe patentë shoferëve përmes sistemit ID Wallet – një teknologji tashmë standarde në vendet më të zhvilluara evropiane. Paralelisht, po punohet intensivisht në disa tekste ligjore që lidhen me këto procese. Tashmë në seancën e kaluar të Qeverisë kemi arritur në një konkluzion për nënshkrimin e marrëveshjes për grant, që është projekti ynë i dytë në kuadër të Evropës digjitale. Përmes këtij projekti, ne do të ofrojmë Super Aplikacionin DIIA nga Ukraina për qytetarët e Maqedonisë. Kjo do të thotë shërbime më të aksesueshme përmes telefonit celular dhe dokumenteve personale elektronike të disponueshme kudo”, theksoi ministri Andonovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More