EULEX: Ishim të pranishëm kur u dorëzuan eshtrat e tre personave tek autoritetet serbe

nga Xh M

Misioni EULEX ka bërë të ditur se më 18 qershor 2024, ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it iu bashkuan përfaqësuesve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në pikën e përbashkët të kalimit Merdare për dorëzimin e eshtrave të tre personave, të identifikuar së fundmi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se eshtrat e njërit prej tyre, person i zhdukur, iu dorëzuan familjes, ndërsa eshtrat e dy të tjerëve iu dorëzuan autoriteteve serbe, të cilët i morën në emër të familjeve.“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IFM dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IFM-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në reagimin e EULEX.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More