Familja e të arrestuarit në Turqi: Liridoni është i pafajshëm, të gatshëm për bashkëpunim me institucionet

nga Xh M

Familja e Liridon Rexhepit, i cili u arrestua nga autoritetet turke në Stamboll, ka reaguar përmes një deklarate publike, ku shprehet e shqetësuar dhe e befasuar nga ky rast.

Përfaqësuesi i autorizuar i familjes, avokati Arianit Koci, ka përcjellë mesazhin e familjes Rexhepi, duke theksuar bindjen e tyre për pafajësinë e Liridonit.

“Në jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni,” ka shkruar Koci në emër të familjes.

Familja Rexhepi shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës apo të Turqisë, në mënyrë që situata të sqarohet plotësisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More