Familja Gërvalla u kërkon falje Haradinajëve për deklaratat dhe ofendimet e bëra nga ministrja, Donika Gërvalla

nga Xh M

Një numër i madh anëtarësh së familjes Gërvalla, përfshirë edhe vet djalin e Jusuf Gërvallës qëndruan sot në shtëpinë e familjes Haradinaj në Gllogjan.

Gazeta10 ka mësuar se ata teksa u pritën nga ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, kërkuan falje për ofendimet e bëra gjatë deklaratave nga familjarja e tyre, ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla-Schwarz, mes tjerash ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, e kishte quajtur “gjeneral të vetashpallur”, po ashtu ditë më parë përmes një postimi kishte pyetur Daut Haradinajn, njëherit vëlla i Ramush Haradinajt, se si e kujton Rexhë Osajn, ushtarin e vrarë të Ibrahim Rugovës, duke e quajtur edhe vrasës Dautin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More