Fasada e Qeverisë/ Prokuroria në ndjekje të kompanisë kontraktuese dhe një tjetër ish Sekretari gjeneral

nga Xh M

Shkup, 7 shkurt – Zhvillime të reja në hetimin e rikonstruimit të fasadës dhe ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe propozim akuzë kundër katër personave për keqpërdorime në kuadër të projektit “Shkupi 2024”.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, akuza bazohet në prova të periudhës shkurt – prill të vitit 2013, me çka i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Në mesin e të akuzuarve, janë drejtuesi i kompanisë ndërtimore “Bauer BG”, por edhe ish drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Vase Donev.

Drejtuesi i Bauer BG, sipas Prokurorisë ka nënshkruar marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët me tre persona juridik, me qëllim që burimet e tyre të merren parasysh gjatë vlerësimit të ofertës, edhe pse nuk ka pasur qëllim që kompanitë tjera të marrin pjesë në zbatimin e punimeve. Në kundërshtim me ligjin, sipas Prokurorisë nuk ka paraqitur nënkontraktorë tjerë të cilët ka planifikuar t’ua lejojë një pjesë të punëve. Pasi e ka marrë marrëveshjen, drejtuesi i kompanisë nuk i ka respektuar obligimet e marrëveshjes, me çka kompania e tij ka realizuar dobi financiare në vlerë mbi 7,6 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More