Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri jo opsion

nga Redaksia

Shkup, 25 prill – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale janë domosdoshmëri dhe nuk janë opsion pasi sipas Ahmetit kjo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund këtij ngërçi të stërzgjatur politik që po e degradon çështjen shqiptare në vend.

Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri, jo opsion. Janë rruga e vetme për t’i dhënë fund këtij ngërçi të stërzgjatur politik që po e degradon çështjen shqiptare në vend!

LEN-i nuk mund të vazhdojë të heshtë përballë kësaj katrahure; nëse nuk e bën për përgjegjësi politike, le ta bëjë për vetëshpëtim: është e vetmja mënyrë për ta ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More