Ismaili në Tetovë mbledh kryesinë e asamblesë së gruas në ASH

nga Redaksia

Tetovë, 25 prill – Kryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH-Taravari, Elfete Ismaili gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka asamblenë e gruas së ASH-së ku kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

“Mbrëmë, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë të Asamblesë së Gruas.

Temë diskutimi ishin, zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Në një atmosferë bashkëpunuese, theksuam

rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

Asambleja e Gruas mbetet e përkushtuar për të qenë zë i fuqishëm i ndryshimit dhe forcë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.” shkruan Ismaili.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More