Fetai: Nuk kemi hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese e as nga agjenda evropiane

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga Liderët e VLEN, Arben Fetai ka thënë në intervistën në Alsat-M se si qeveri nuk kanë hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese, si përgjigje ndaj raportit të fundit të KE-së për vendin.

“Nuk kemi hequr dorë as nga ndryshimet kushtetuese e as nga agjenda evropiane. Kemi pasur një proces zgjedhor që ka zgjatur 3 muaj dhe është krejt e natyrshme, sinjalet nga Brukseli janë të qarta, nuk ka befasi, besoj pas certifikimit të zgjedhjeve lokale duhet të ulemi si partnerë të koalicionit dhe definojmë rrugën përpara, të marrim garancitë e nevojshme se nuk do të ketë kushtëzime shtesë dhe të ecim përpara”, ka thënë Fetai.

Sipas tij, ky është qëndrimi i qeverisë dhe në këtë drejtim beson se do të ulen dhe të definojnë hapat e mëtejmë.

“Presim që shumë shpejtë të nisë edhe dialogu me Sofjen dhe Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare për të gjetur modalitetet që na mundëson të vazhdojmë rrugën tonë evropiane për të hapur negociatat me BE-në”, ka thënë mes tjerash Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More